E FUNDIT/ Mundësi e re për blerjen e biletave për Shqipëri - Çeki, FSHF: Janë edhe 1139 vende të lira

10 October 2023, 08:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FUNDIT/ Mundësi e re për blerjen e biletave për Shqipëri -
Foto ilustruese

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sportdashësit se ditën e sotme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki. 

"Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme (SOT), e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1.139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 - V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online", njoftoi dje Federata.


Video