Dyshime për dështimin e Milanit, vetëm Tare festoi për golin, të tjerët shtangën

27 Maj 2026, 13:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëm Igli Tare festoi golin e shënuar nga Aleksiz Salemakers në fillimin e ndeshjes kundër Cagliarit. Pjesa tjetër e drejtuesve mbetën të shtangur.

Detaje të reja kanë dalë në dritë dhe raportohen nga Corriere Della Sera për situatën kaotike të Milanit gjatë ditëve të fundit.

Diçka që ngre dyshime të forta në lidhje me dështimin për t’u kualifikuar në Champions dhe sipas gazetës italiane arritja e objektivit do të konfirmonte dyshen Tare-Allegri në krye të Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.

Një vendim që nuk do t’i pëlqente aspak Zlatan Ibrahimovicit që u kris me trajnerin muaj më parë dhe mediat raportojnë se mes tyre ka pasur debat të ashpër në një restorant në Milano dhe është dashur ndërhyrja e Tares për të qetësuar situatën.

Menjëherë pas këtij momenti, ish-sulmuesi suedez ka nisur kërkimet për trajnerin e ri dhe i përzgjedhuri është Andoni Iraola që ka bërë një sezon të shkëlqyer me Bouremouth në Angli.

Sa i përket drejtorit sportiv ka nisur të qarkullojë emri i Ragnik.

Përpara ndeshjes me Cagliarin, pronari i klubit Kardinale dhe Ibrahimovic kanë bërë takime të fshehta pa prezencën e drejtuesve të tjerë të klubit duke konfirmuar krisjen e madhe.

Një ditë pas humbjes në “San Siro” klubi doli me njoftimin për shkarkimin e trajnerit Alegri, drejtorit Tare, administratorit Furlani dhe drejtorit teknik Monkada.


Video