Dikur priste yjet e "Euro" dhe "Champions League", shikoni si është rrënuar arena e famshme e futbollit në Europë

7 Korrik 2024, 19:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donbas Arena

Një stadium që dikur priste Ligën e Kampionëve dhe Euro, tani është plotësisht i braktisur.

Donbas Arena historike, shtëpia e dikurshme e gjigantëve ukrainas Shakhtar Donetsk, tani është e shkretë, pavarësisht se dikur priste disa nga garat më të mira evropiane.

Stadiumi me kapacitet 52,000 vende, i cili është më i madh se Villa Park dhe Stamford Bridge, dikur priti Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve, por nuk ka parë takat e futbollistëve dhe topin e rrumbullakët për plot një dekadë.

Kjo është për shkak të konflikteve në Ukrainë që kanë detyruar ekipin e Shakhtar Donetsk të zhvendosë stadiumet katër herë në dhjetë vitet e fundit.

Dhe fotot e fundit të mbledhura nga The Sun kanë treguar ashpërsinë e dëmeve të shkaktuara në stadium edhe pas pushtimit rus të vendit.

 

Video