Dështon marrëveshja, Armando Broja nuk do të huazohet te Ipswich

24 August 2024, 13:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon marrëveshja, Armando Broja nuk do të huazohet te Ipswich
Armando Broja

Është folur shumë për të ardhmen e Armando Brojës, por asnjw rezultat deri tani.

Por një gjë është e sigurt, sulmuesi i Kombëtares kuqezi nuk do të transferohet te Ipswich Town. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Ai shkruan se pavarësisht se futbollisti bëri vizita mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar.

Mediat e huaja shkruajnë se për Brojën ka interes edhe Evertoni.

Gjithsesi Chelsea duhet të gjejë një zgjidhje brenda javës deri në ditën e fundit të merkatos.


Video