Kapacitet prej 115 mijë vendesh, zbulohet projekti spektakolar i stadiumit më të madh në botë (FOTO)

21 August 2024, 19:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapacitet prej 115 mijë vendesh, zbulohet projekti spektakolar i stadiumit
Foto nga projekti

Maroku ka planifikuar të ndërtojë stadiumin më të madh në botën e futbollit, me një kapacitet prej 115 mijë vendesh.

Stadiumi “Hassan II”, është planifikojë të jetë gati për Botërorin e vitit 2030.

Maroku ka shpresa të mëdha, për organizimin e Kupës së Botës, së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, në bashkëpunim.

FIFA mund të dëshirojë që finalja e madhe do të luhet në “Santiago Bernabeu”, por në Marok, janë gati për ta prishur si plan.

Sipas raportimeve të fundit, shteti afrikan dëshiron të marrë organizimin e finales së madhe dhe për këtë arsye po planifikon të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, në Casablanca.

Në projektin e bërë publik, shihet një stadium spektakolar dhe mahnitës, që do të thyejë rekorde për sa i përket kapacitetit.



Video