Çfarë perle! Supergoli i Granit Xhakës çel Bundesligën (VIDEO)

23 August 2024, 21:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë perle! Supergoli i Granit Xhakës çel
Xhaka

Granit Xhaka ka çelur Bundesligën gjermane me një gol magjik nga jashtë zone në ndeshjen e parë të sezonit, që Bayer Leverkusen po luan përballë Borussia Monchegladbach.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zone në minutën e 12-të, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Omlin.

31-vjeçari i “Aspirinave” zgjodhi të mos festonte golin që çoi në ekstazë tifozët miq, në shenjë respekti për Gladbach-un, klubi nga ku bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Arsenali.

Në rast fitoreje, Leverkusen do të vijojë rekordin si klubi me më shumë ndeshje si të pamposhtur në historinë e Bundesligës.


Video