Derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen e Champions pas 20 vitesh. City përballje epike me Realin

19 April 2023, 23:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen e Champions pas 20 vitesh.
Lautaro Martinez

Pas 20 vitesh, Inter dhe Milan do të përballen sërish në gjysmëfinalet e Champions League.

Zikaltërit barazuan 3-3 me Benfica-n në San Siro dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3, pas fitores 2-0 në Portugali.

Barella, Lautaro Martinez dhe Correa ishin autorët e golave për ziklatërit, ndërkohë që për portugezët shënuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.

Tashmë, klubet milaneze do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e madhe, ashtu siç bënë edhe në vitin 2003. Në atë rast, ata që triumfuan ishin kuqezinjtë.

Barazim në Mynih, City gjen Realin në gjysmëfinalen e Champions

Manchester City do të përballet me Real Madrid për një vend në finalen e madhe të Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola barazoi 1-1 ndaj Bayern Munchen dhe kaloi më tej falë fitores 3-0 në Angli.

Haaland shënoi në minutën e 57 golin e parë të ndeshjes, pasi kishte humbur 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa Kimmich barazoi në minutën e 83, po me penallti.


Video