Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov nuk ia ka dalë të fitojë finalen e kampionatit europian të mundjes që po zhvillohet në Kroaci.
Në finalen e kategorisë deri në 61 kilogramë stil i lirë 29-vjeçari është mposhtu 5-2 me pikë nga armeni Arsen Harutyunyan.
Megjithatë për Abakarov shkoi medalja e argjendtë në kampionatin europian, duke i sjellë Shqipërisë një tjetër rezultat mbresëlënës.
Sa i takon rrugëtimit të çeçenit, ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianin Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve.
Kujtojmë se Zelimkhan Abakarov në shtator u shpall kampion bote në peshën e tij.