Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Interi mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm, në prag të ndeshjes së kthimit me Barcelonën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Lautaro Martinez, i cili u zëvendësua në takimin e parë të mbyllur 3-3, iu nënshtrua testeve mjekësore, për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Klubi ka njoftuar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe rikuperimi do të ndiqet ditë pas dite.
Dëmtime të tilla zakonisht kërkojnë disa ditë për t’u kaluar, ndërsa për ndeshjen me Barcelonën kanë mbetur vetëm 4 ditë.
Lautaro do të bëjë gjithçka për të qenë gati, të paktën në stol.