"Ky djalë është i pabesueshëm", ndeshja spektakolare e Yamal kundër Interit mrekullon Haaland

30 April 2025, 23:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ky djalë është i pabesueshëm", ndeshja
Lamine Yamal

Lamine Yamal mbrëmjen e sotme mori lëvdata nga një prej futbollistëve më të mirë të botës. Ylli i Manchester City, Erling Haaland, nëpërmjet një postimi në Instagram e quajti talentin e Barcelonës "të pabesueshëm".

Teksa po shikonte nga ekrani ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it, mes Barcelonës dhe Interit, që përfundoi në barazim 3-3, sulmuesi norvegjez postoi një story me foton e Yamal dhe me shkrimin: "Ky djalë është i pabesueshëm".

"Ky djalë është i pabesueshëm", ndeshja

 

Lamine Yamal dhuroi një performancë fantastike, duke shënuar edhe golin e parë të Barcelonës, pas një slalomi spektakolar.

 

 


Video