Sfida me Barcelonën, Interi merr lajmin e mirë

29 April 2025, 17:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sfida me Barcelonën, Interi merr lajmin e mirë
Lautaro dhe Thuram

Lajme të mira nga infermieria për Interin, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, ka rikuperuar sulmuesin Marcus Thuram, i cili është jashtë nga takimi me Bayern Munich, për shkak të shqetësimeve muskulore.

Francezi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për ndeshjen. Thuram nuk është më maksimumin e gjendjes së tij fizike, por trajneri mund t’i kërkojë të sakrifikojë.

Me mungesën e tij, Interi ka humbur shumë në fazën sulmuese dhe për këtë arsye stafi e sheh si shumë të rëndësishëm.

Ndeshja Barcelona-Inter do të luhet të mërkurën në orën 21:00.

 


Video