Rudiger humb kontrollin, godet arbitrin me qese me akull. Vjen reagimi i parë i mbrojtësit

27 April 2025, 16:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rudiger humb kontrollin, godet arbitrin me qese me akull. Vjen reagimi i
Antonio Rudiger

Pas vërshëllimës së fundit në finalen e Kupës së Mbretit, nuk munguan tensionet mes lojtarëve të Realit dhe arbitrit kryesor, i cili prej disa ditësh është përmendur për vendimet e tij në faqet madrilene.

Ishte Antonio Rudiger që humbi kontrollin, teksa nga stoli goditi me një qese me akull gjyqtarin e ndeshjes pasi akordoi faull kundër skuadrës së tij në momentet e fundit.

Sipas protokollit, gjermani rrezikon 4 deri në 12 javë pezullim dhe praktikisht e ka mbyllur sezonin me “Los Blancos”.

Për këtë ka ardhur reagimi i parë nga mbrojtësi i madrilenëve.

“Nuk ka justifikim për sjelljen time në mbrëmjen e kaluar. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë nga pjesa e dytë.

Pas 111 minutave, nuk mund ta ndihmoja më skuadrën dhe para vërshëllimës së fundit bërë një gabim. Gjyqtarit i kërkoj ndjesë dhe të gjithëve që janë zhgënjyer nga unë në mbrëmjen e kaluar”, shkruan Rydiger.

Përveç tij, pas vërshëllimës përfundimtare, arbitri ndëshkoi me karton të kuq edhe Bellingham me Lucas Vazquez, të dy për ofendime dhe kundërshtime të vazhdueshme ndaj arbitrit.


Video