Milani rikthehet te fitorja. Como zyrtarizon matematikisht qëndrimin në Serie A

27 April 2025, 15:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Milani rikthehet te fitorja. Como zyrtarizon matematikisht qëndrimin

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti 2-0 Venezian në transfertë.

Sfida e javës së 34-t në Serinë A, u vendos nga goli i shënua nga Christian Pulisic në minutën e 5-të.

Vendasit barazuan me Yeboah në minutën e 34-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi Santiago Gimenez në minutën e 96-të, për të vulosur rezultatin në 0-2.

Pavarësisht fitores, Milani mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë dhe zona e Europës duket ende shumë larg.

Në krahun tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të me 25 pikë dhe është me një këmbë në Serinë B.

Në sfidën tjetër të Serisë A, Como fitoi minimalisht ndaj Genoas duke zyrtarizuar matematikisht qëndrimin në Serie A.


Video