Guardiola dhe Cristina Serra i japin një shans të dytë martesës. Premtimi i Pep

25 Prill 2025, 18:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pep Guardiola dhe Cristina Serra

Pep Guardiola dhe Cristina Serra janë gati t’i japin një mundësi të dytë martesës së tyre. Kështu raporton “El Nacional”, teksa shkruan se dyshja e kaluan fundjavën e kaluar në shtëpinë e tyre në Barcelonë.

Çifti njoftoi ndarjen në janar dhe besohet se nisën procedurat e divorcit në muajin shkurt, por mesa duket e kanë rimenduar këtë vendim.

Cristina Serra u rikthye në Barcelonë në vitin 2019, së bashku me fëmijët, për t’u fokusuar në biznes– ajo është një sipërmarrëse e suksesshme në botën e modës.

Nga ana tjetër, Guardiola qëndroi në Mançester, ku ka drejtuar skuadrën e tij që nga viti 2016.

Megjithatë, duket se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas raportimeve të fundit, Pep planifikon të udhëtojë në Katalonjë të paktën një herë në javë për të shmangur periudhat e gjata larg nga gruaja dhe fëmijët.

Guardiola dhe Serra filluan lidhjen në vitin 1994 dhe u martuan rreth 20 vite më vonë, në vitin 2014. Çifti ka tre fëmijë së bashku.

 

Video