I rrëmbejnë GRUAN dhe DJALIN e mitur, futbollisti fshihet nën shtrat

25 Prill 2025, 14:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jackson Rodriguez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku futbollisti i Emelec, Jackson Rodriguez, ka raportuar se persona të maskuar kanë rrëmbyer gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar në shtëpinë e tij në Guayaquil.

Rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të 23 prillit, në qytetin bregdetar të Guayaquilit ndërsa vetë futbollisti ishte futur nën një shtrat.

Kriminelët, që fillimisht vodhën bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë pyetën gruan e tij nëse futbollisti ndodhej aty.

Sipas policisë, Rodriguez ka parë nga dritarja të dyshuarit që po largoheshin me një kamionçinë gri, duke marrë me vete gruan dhe djalin e tij.

Shefi i policisë, Edison Rodriguez, konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se gjatë muajve të fundit Ekuadori ka kaluar një valë të dhunës, duke shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme.

Ky rrëmbim është një shembull i rasteve të ngjashme që janë shpeshtuar në Ekuador, ku futbollistët janë bërë objekt i rrëmbimeve për kërkesa dëmshpërblimi.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, kur futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në qytetin Esmeraldas dhe u gjet pas disa ditësh.

Video