SKANDAL në Argjentinë/ TRONDITET klubi i njohur, presidenti kapet “MAT” me 25 mijë dollarë! (VIDEO)

23 Prill 2025, 13:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marçelo Moreti

Presidenti i San Lorenzos, Marçelo Moreti, ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i klubit dhe pse më parë kishte deklaruar që nuk dorëhiqet.

Gjithçka lidhet me skandalin, që përfshin Moretin në korrupsion.

Duke mbajtur postin e presidentit të klubit të njohur argjentinas, mori një shumë prej 25 mijë dollarësh.

Nëna e një futbollisti ia jep në dorë të gjithë shumën e parave dhe kamera e fshehtë e ka faktuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Brújula 24 (@labrujula24com)

Tashmë një investigim është hapur, pasi shuma e dhënë pritej të sillte një favor.

Bëhej fjalë për nënshkrimin e një prej lojtarëve nga moshat.

San Lorenzo synon titullin kampion dhe kjo situatë ka tronditur tashmë strukturat brenda klubit.


Video