
Nikola Pokrivaçi, ish-mesfushori i kombëtares kroate, lojtari polivalent, i të paktën 4 roleve në mbrojtje dhe po aq, e më shumë, në mesfushë, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti tragjik automobilistik në Karlovac.
Lajmi u konfirmua nga Federata Kroate e Futbollit.
Gjatë karrierës së tij, Pokrivaci luajti për Dinamon e Zagrebit, Monakon dhe Salzburgun, ndërsa me kombëtaren kroate është grumbulluar 15 ndeshje mes viteve 2008 dhe 2010.
Në vitin 2015, atij iu diagnostikua limfoma e Hodgkin-it, një sëmundje që e detyroi të largohej përkohësisht nga futbolli profesionist.
Mirëpo duke qenë përherë një lojtar me karakter të fortë dhe luftarak, pas një beteje të gjatë, u rikthye në fushë në vitin 2021 dhe verën e kaluar iu bashkua klubit NK Vojnic.
Sipas mediave lokale, të premten mbrëma ai ndodhej në një makinë së bashku me tre bashkëlojtarë, kur u përfshinë në një aksident katër automjete, mes të cilave edhe automjeti i futbollistëve, dy prej tyre janë në gjendje kritike.