
SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqip...
15 Maj, 11:16Fokus
Lega Serie A njofton zyrtarisht shtyrjen e ndeshjeve të planifikuara për sot në Itali, kjo pasi Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Serie A në Itali njoftoi se ndeshjet e planifikuara për sot të kampionateve të Serie A dhe Primavera 1 janë shtyrë në një datë që do të përcaktohet.
Më poshtë janë ndeshjet e shtyra:
SERIE A:
Torino-Udinese
Cagliari-Fiorentina
Genoa-Lazio
Parma-Juventus
PRIMAVERA 1:
Roma-Udinese
Monza-Sassuolo
Sampdoria-Torino