Humbja e tretë radhazi, Interi rrezikon titullin. Roma fiton në Milano

27 April 2025, 17:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbja e tretë radhazi, Interi rrezikon titullin. Roma fiton në Milano
Roma fiton në Milano

Interi ka pësuar humbjen e tretë radhazi. Zikaltërit u mposhtën minimalisht në shtëpi nga Roma, në sfidën e javës së 34-t në Serinë A.

Një gol i shënuar nga Soule në minutën e 22-të, i dha suksesin skuadrës kryeqytetase në Milano.

Interi zbret në vendin e dytë me 71 pikë, po aq sa edhe Napoli kryesues, me këta të fundit që kanë për të luajtur sonte kundër Torinos dhe në rast se fitojnë, do të shkëputeshin në krye.

Në krahun tjetër, Roma vazhdon të konfirmojë momentin e mirë dhe ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë, po aq sa Bolonja.

 


Video