Sot luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

1 May 2025, 12:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë në fuqi do të përballet sot me Dinamon që nuk e ngre këtë trofe prej 22 vitesh. Sfida do të nisë prej orës 18:00 në Elbasan me të dy skuadrat që kanë treguar një futboll të bukur këtë sezon.

Egnatia ka patur rezultate më të mira në përballjet direkte me Dinamon, pasi 2 ndeshje janë fituar nga skuadra nga Rrogozhina, 1 nga ajo kryeqytetase, ndërsa 1 tjetër në barazim.

Të dy skuadrat e kanë të sigurtë një vend në kupat e Europës, pasi janë edhe pjesë e katërshes finaliste në Superiore, por Kupa sjell të ardhura nëse e fiton, 5 milionë Lekë dhe prestigj si një trofe më shumë.

Egnatia numëron 2 Kupa të Shqipërisë, ndërsa Dinamo 13. 


Video