Broja bëhet çështje mes Everton dhe Chelsea

17 Janar 2025, 19:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Dëmtimi i fundit në kyçin e këmbës, ka shtuar problemet për sulmuesin e Shqipërisë.

Trajneri i Evertonit, David Moyes, deklaroi se po mendohet që të ndërpritet huazimi dhe lojtari të rikthehet te Chelsea, klub që ka kartonin e shqiptarit.

Megjithatë, nga kjo situatë e krijuar “Blutë” e Londrës nuk duken shumë të lumtur.

“The Guardian” raporton se Chelsea kërkon nga Everton të paguajë të gjitha pagat e Brojës deri në fund të sezonit, sipas huazimit dhe asaj që ishte parashikuar në kontratë.

Chelsea pagoi rrogën e Brojës deri në muajin dhjetor, kur ai u rikthye nga dëmtimi dhe pjesa tjetër i takon Evertonit, siç është parashikuar edhe në kontratë.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të parë nëse Broja do të mbetet tek Evertoni apo do të rikthehet te Chelsea.

Video