
Mbrëmja e 15 janarit të vitit 2025 do të mbahet mend gjatë nga Klevis Gjeçi, futbollisti shqiptar i cili në moshën 28-vjeçare i shënoi një gol historik gjigantëve të PSG-së me skuadrën modeste të Espalit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.
Gjeçi arriti të shënonte me kokë në minutën e tretë të sfidës, ndërkohë që PSG përmbysi rezultatin me shifrat 2-4 duke siguruar kualifikimin për më tej.
Mesfushori shqiptar, Klevis Gjeçi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sopotit në futbollin shqiptar, qëndroi në fushë 73 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Ky moment do të jetë i gdhendur me gërma të arta në karrierën modeste të futbollistit shqiptar.
¡SORPRESA EN FRANCIA!
— TVC Deportes (@TVCDeportes) January 15, 2025
El @EspalyFc está sorprendiendo a propios y extras venciendo 1-0 al @PSG_inside con este gol de Gjeci en la #CopaDeFrancia
????En Vivo
???? 315 @Megacable 575 @totalplaymx 348 @DishMx #CoupeDeFrance #PSG #TVCDeportes pic.twitter.com/HrW9ZjOmhL