Arrihet marrëveshja me PSG-në, tani Juventus pret përgjigjen e Kolo Muani

14 Janar 2025, 19:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kolo Muani

Randal Kolo Muani pritet të jetë afrimi i dytë te Juventusi, pas Alberto Costa-s.

Klubi italian ka arritur marrëveshjen me PSG-në, pas transferimin e sulmuesit francez.

Kryeqytetasit kanë dhënë miratimin e tyre, që 26-vjeçari të kalojë në Torino, në një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit.

Me akordin mes palëve të mbyllur, tani pritet vetëm përgjigjja e lojtarit. Kolo Muani ka 24 orë kohë për të vendosur, nëse do të pranojë të transferohet te “Zonja e Vjetër” apo jo.

Sulmuesi ka oferta edhe nga Premier League, nga klube si Manchester United dhe Tottenham, prandaj heziton të marrë një vendim të shpejtë.

Video