Probleme për mbrojtësit e Kombëtares, Gjimshiti dhe Ismajli dëmtohen njëkohësisht

11 Janar 2025, 16:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ismajli dhe Gjimshiti

Viti 2025, duket se nuk ka nisur mirë për legjionarët. Pas Armando Brojës edhe dy lojtarë të tjerë po përballen me dëmtime.

Mbrojtësit e Kombëtares, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti, lanë fushën të dëmtuar, në sfidat e sotme në Serie A.

Ismajli ishte titullar për Empolin në sfidën ndaj Lecce, ndërsa ndjeu dhimbje dhe u zëvendësua në minutën e 21-të.

Nuk zgjati më shumë se 25 minuta as ndeshja e Gjimshitit tek Atalanta ndaj Udineses, me futbollistin kuqezi që u zëvendësua nga Hien. Kapiteni i Shqipërisë mori një goditje në kokë dhe u largua i gjakosur.

Në orët e ardhshme, futbollistët do i nënshtrohen testeve mjekësore, për të mësuar dëmtimin dhe kohën e rikuperimit.

Video