Broja nuk gjen paqe/ Tjetër dëmtim i rëndë për sulmuesin, largohet në lot me barelë nga fusha (VIDEO)

10 Janar 2025, 08:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Armando Broja nuk gjen paqe. Pasi u rikthye nga dëmtimi dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.

Broja u përplas me një lojtar kundërshtar (minuta 82’), duke mbetur i dëmtuar, ndërsa vlen të theksohet se u largua nga fusha me barrelë.  Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, atëherë kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore.

Broja kaloi te Everton, në formë huazimi nga Chelsea. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat.

Video