Arrihet marrëveshja, Luis Hasa do të transferohet te Napoli

7 January 2025, 18:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrihet marrëveshja, Luis Hasa do të transferohet te Napoli
Luis Hasa

Luis Hasa po përgatitet për një hap të rëndësishëm në karrierë. Sipas mediave italiane, është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit shqiptar te skuadra e Napolit.

Këta të fundit kanë rënë dakord me Lecce-n, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar për orët e ardhshme.

Hasa u bashkua me Lecce-n në verë nga Juventusi, por aventura aty ka zgjatur shumë pak. Futbollisti 21-vjeçari do të luajë për Napolin, ndërsa kërkon të bindë trajnerin Antonio Conte për një vend në formacion.

Shifrat e sakta të transferimit nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se Napoli do të paguajë rreth 500 mijë euro, ndërsa Lecce do të ketë 30% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen.


Video