FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që "ndërtoi" ...
11 Janar, 18:30Fokus
Një episod komik dhe i pazakontë u regjistrua në ndeshjen e kategorisë së dytë në Portugali, Oliveirense-Felgueiras.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijat e fushës u bënë të padukshme.
Gjyqtari i ndeshjes, kërkoi që të bëheshin vijëzimet e reja, para se të startonte sfida.
Punonjësit e stadiumit lëvizën me shpejtësi, por kuptuan se nuk kishin bojë.
Në këtë situatë, ata përdorën një metodë të re, për të zgjidhur problemin.
Punonjësit morën qumësht dhe e hodhën te makineria, për të bërë vijëzimet.
Metodë epike, e cila u pranua nga gjyqtari dhe ndeshja u luajt normalisht.
Quando o leite salva o dia ????#sporttvportugal #LIGAnasporttv #ligaportugalmeusuper #oliveirense #felgueiras pic.twitter.com/cVmROkLm6u
— sport tv (@sporttvportugal) January 5, 2025