![](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-102-60-whatsapp-image-2025-01-11-at-182506-2-1736616584.jpeg)
FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që "ndërtoi" ...
11 Janar, 18:30Fokus
Milani mposhti 2-1 Juventusin dhe siguroi kualifikimin për në finalen e Superkupës së Italisë, aty ku do të përballet me Interin.
Debutim me fitore për trajnerin Sergio Conceicao, që erdhi me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhezinjve, pas golit të shënuar nga Kenan Yildiz në minutën e 21-të.
Megjithatë në fraksionin e dytë Milani ndryshoi fytyrë.
Pulisic barazoi me penallti në minutën e 71-të, ndërsa një autogol i Gatti-t në minutën e 76-të, i dha avantazhin kuqezinjve, të cilët e ruajtën deri në fund, për të marrë fitoren.
Në finale do të jetë derbi i Milanos, me dy ekipet që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin dhe fitimin e trofeut.