Ndërpritet Juventus-Fiorentina, tifozët shpërthejnë në kor racist ndaj Vllahoviç: Je c*gan!

29 Dhjetor 2024, 19:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus - Fiorentina

Kore raciste kanë shpërthyer në ndeshjen e sotme Juventus-Fiorentina, ndaj lojtarit serb Dushan Vllahoviç.

Tifozët e Fiorentinës kanë nisur të thërrasin në kor ndaj Vllahoviç duke e quajtur atë “cigan”.

Arbitri fillimisht i thirri lojtarët në mesfushë, duke shpjeguar pse e ndërpreu lojën sipas protokollit, më pas paralajmëroi trajnerët për një pezullim të mundshëm të ndeshjes nëse ato slogane nuk ndaleshin.

Sulmuesi serb dha një lloj miratimi që loja të rifillonte pa asnjë problem apo kundërshtime të mëtejshme në nivel personal.

Fraza është kapur nga audio “live” e ndeshjes së luajtur në stadium, ndërsa folësi i stadiumit lexon mesazhin paralajmërues drejtuar shikuesve. "Përsëritja e thirrjeve të tilla mund të çojë në pezullimin ndeshjes. Ftohen tifozët të ndalojnë thirrjet e diskriminimit racor”.

Video