FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që "ndërtoi" ...
11 Janar, 18:30Fokus
Në ceremoninë e çmimeve "Globe Soccer" të zhvilluar në Dubai, Vinicius Jr i Real Madrid u shpall lojtari më i mirë i vitit 2024.
Në këtë turne u vlerësua edhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.
Pas çmimit portugezi "ndezi sërish xixa" dhe tha se "Topin e Artë" më shumë e meritonte Vinicius, ndërsa trofeu shkoi për Rodrin e Man. City dhe u bojkotua nga Real Madrid.
“Topin e Artë e meritonte Vinicius, nuk ishte një vendim i drejtë për mendimin tim. Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se këtë vit e meritonte Vinicius për golin në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo është arsyeja pse më pëlqen 'Globe Soccer Awards', prezanton çmimet në mënyrën më të ekuilibruar të mundshme”, tha Ronaldo.