FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që "ndërtoi" ...
11 Janar, 18:30Fokus
Egnatia është skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që fiton tre trofe në një sezon të vetëm. Pasi u shpallën kampion të Superligës në sezonin 2023-24 dhe fituan Kupën e Shqipërisë, e enjtja e 26 dhjetorit do shkruhet me gërma të arta në qytetin e vogël të Rrogozhinës.
Fitorja 2-0 kundër Kukësit në finalen e luajtur në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë bëri që rrogozhinasit të jenë kampionët e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në histori.
Serxho Ujka dhe Bakayoko ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova. Ndërkohë nga ana tjetër për trajnerin Emiljano Çela kjo ishte ndeshja e fundit në pankinën e Kukësit pasi në ditët në vijim ai do zyrtarizohet te Besa po në Kategorinë e Parë.