![](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-102-60-whatsapp-image-2025-01-11-at-182506-2-1736616584.jpeg)
FOTOLAJM/ Bie tavani te palestra mundjes në Tiranë që "ndërtoi" ...
11 Janar, 18:30Fokus
Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë dhe është shfaqur vendimtar me golat e tij.
Dopieta e shënuar ndaj Tottenham, ka bërë që Salah të futet te shënuesit më të mirë në historinë e Liverpool.
Me 15 gola dhe 11 asiste, Salah bëhet lojtari i parë në historinë e Premier League, që arrin numra dyshifrorë për gola dhe asiste para Krishtlindjeve.
Gjithashtu, sulmuesi është ngjitur në vendin e katërt, sa i përket golashënuesve më të mirë në historinë e Liverpool.
Salah numëron 229 gola të shënuar në 373 paraqitje, 12 gola larg vendit të tretë që mbahet nga Gordon Hodgson. Vendi i parë mbahet nga Ian Rush, i cili në 16 sezone shënoi 346 gola.