Kupa e Botës në ski, Lara Colturi në vendin e 11-të në Austri

28 Dhjetor 2024, 17:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lara Colturi

Lara Colturi vijon paraqitjet e nivelit të lartë për Shqipërinë në Kupën e Botës në ski.

Në garën e zhvilluar në Semmering të Austrisë, skiatorja që përfaqëson ngjyrat kuqezi u pozicionua në vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme mes 69 sportisteve pjesëmarrëse në këtë garë të Kupës së Botës.

Ky është një rezultat i shkëlqyer, i cili konsolidon pozitat e skiatores shqiptare mes 15 më të mirave në klasifikimin e përgjithshëm në Sllallomin Gjigand.

Lara Colturi ishte diçka më tepër se 2 sekonda më e ngadaltë në finish nga fituesja italiane Federika Brinjone.

Të dielën në Semmering do të zhvillohet edhe gara e Sllalomit për të përmbyllur një vit, që ka qenë i jashtëzakonshëm për Colturin.

Cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Video