Klubi i Serisë A piketon Arbër Hoxhën

2 Janar 2025, 13:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha po kalon një sezon të mirë me skuadrën ku aktivizohet në Kroaci, Dinamo Zagreb.Ai ka bërë mirë edhe te Shqipëria, në ato minuta që i është besuar nga trajneri Silvinjo.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio bën me dije se ka interesim nga klubi i Serisë A për futbollistin.

Bëhet fjalë për Leçe, ku luajnë edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. 

Për shkak të dëmtimit të Lamek Banda, klubi italian do të kërkojë që ta zëvendësojë me Hoxhën.

Gjithçka pritet të ndodh mes palëve…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianluca Di Marzio (@gianlucadimarzio)

Video