![](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-102-60-dewatermarkai-1737705876182-1737705884.png)
Fushata e fshehtë në Facebook për votën e Diasporës, kush është...
24 Janar, 09:02Fokus
Liverpool siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në FA Cup, pasi mposhti 4-0 skuadrën e Accrington.
“Poker” i të kuqve, që ishin dominues nga fillimi deri në fund. Diego Jota zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa Trent Alexander Arnold dyfishoi në minutën e 45-të.
Goli i tretë u shënua nga Danns në minutën e 76-të, ndërsa takimi u vulos nga Federico Chiesa në minutën e 90-të.
Sulmuesi italian shënoi golin e parë me fanellën e Liverpool, me të cilët u bashkua në verë nga Juventusi.
Liverpool tani është në pritje për të mësuar kundërshtarin në fazën tjetër të FA Cup.