"Benzi" me xhama të zinj dhe pa dokumente, gjobitet Erkand Qerimaj

3 May 2022, 19:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Benzi" me xhama të zinj dhe pa dokumente, gjobitet Erkand

Gjobave të Policisë Rrugore nuk i ka shptuar as peshëngritësi i njohur shqiptar Erkan Qerimaj. Uniformat blu kanë vendosur masë administrative ndaj këtij të fundit pasi lëvizte me makinë me xhama të zinj dhe pa dokumente përkatëse. 

Mësohet se Policia Rrugore e Tiranës e ka gjobitur Qerimajn me 8 mijë lekë të reja. Ai ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, tip  “Mercedes Benz”, teksa u ndalua nga rrugoret e kryqytetit.

Kohët e fundit, me shtimin dhe të paisjeve inteligjente, ka patur një numër të lartë masash administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.


Video