Flamurtari kampion ringjitet në kategorinë e parë

2 May 2022, 14:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamurtari kampion ringjitet në kategorinë e parë
Vetëm një sezon zgjati aventura e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë

Vetëm një sezon zgjati aventura e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë. Skuadra legjendare duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet për të milituar në Kategorinë e Parë, me objektiv të vetëm Superioren.

Përfundoi edhe sezoni në të Dytë, teksa vlonjatet e drejtuar nga trajneri Resuli, e mbyllën me barazim në shtëpi ndaj miqve të Devollit. Në përfundim të sfidës, legjenda e futbollit Sulejman Demollari,  i dorëzoi trofeun e skuadrës kampione të Kategorisë së Dytë, Flamurtarit. Ky trofe u ngrit nga kapiteni Andi Ribaj.

Ky sukses nuk është se u festua nga vlonjatet, pasi eksperienca në Kategorinë e Dytë, ishte një realitet i hidhur  për një klub të madh si Flamurtari.


Video