Trukuan ndeshjet/ FSHF përjashton për 5 vite tre ekipe, e pëson dhe një zyrtar

3 May 2022, 15:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trukuan ndeshjet/ FSHF përjashton për 5 vite tre ekipe, e pëson

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar për pesë sezone tre klubeve të Kategorisë së Dytë. Më konkretisht bëhet fjalë për ekipin e Bulqizës, Gramshit dhe FC Internacional Tirana. 

Këto tre klube janë shpalur fajtor për përcaktim të rezultateve sportive. Ndeshjet për të cilat bëhet fjalë janë FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Orikumi-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008.

Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto ndeshje, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës gjeti se kishte elementë të paracaktimit të rezultateve sportive, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e fair-play-t dhe integritetit të garës.

Përveç tre ekipeve të mësipërme, nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës e ka pësuar edhe zyrtari i ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi. Ai është dënuar me me dy vite përjashtim për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.


Video