Arsenal nxjerr në shitje Granit Xhakën, Arteta jep "bekimin" e tij për largimin e shqiptarit

29 April 2023, 19:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arsenal nxjerr në shitje Granit Xhakën, Arteta jep "bekimin"
Xhaka

Tifozët e Arsenal prej kohësh ishin përgatitur të shijon më në fund titullin në Angli, ky dukej viti ideal, por gjërat ndryshuan shumë në katër javët e fundit ku “topçinjtë” nuk njohin fitore.

Humbja kundër Man.City, rivalit të tyre kryesor, bëri që ky objektiv të mos jetë më në dorë të Arsenal. Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, londinezët pritet të jenë aktiv në merkaton e verës.

Në mënyrë surprizë, sipas Daily Mail, Arsenal ka vendosur të nxjerr në shitje Granit Xhakën.

Trajneri Arteta nuk e sheh Xhakën si të paprekshëm në skemat e tij, për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit e klubit të dëgjojnë ofertat që vijnë për mesfushorin.

30-vjeçari është pjesë e Arsenal prej vitit 2016 dhe numëron mbi 300 prezenca me fanellën e Topçinjve, megjithatë se aventura e tij me anglezët është në fund, nisur edhe nga kontrata që i përfundon në vitin 2024. Ndërkohë, të tjerë lojtarë që pritet të largohet nga Arsenali në fundin e sezonit janë edhe Kieran Tierney, Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles dhe Folarin Balogun.

Arsenal nxjerr në shitje Granit Xhakën, Arteta jep "bekimin"


Video