
Sot në 18:00 Milani do të luajë ndaj Romës një ndeshje që vlen shumë. Si për të konfirmuar vendin e katërt, ashtu edhe për të mbajtur sa më larg një rival direkt.
Stefano Pioli ia ka ndaluar skuadrës të mendojë për Champions-in dhe sot pret përgjigje nga djemtë e tij. Kjo të paktën është ajo që ka konfirmuar në konferencën e djeshme për mediat.
Ndeshjet e rëndësishme Milani juaj s’i ka gabuar kurrë. Sa i qetë jeni?
E di çfarë skuadre kam dhe jemi të vetëdijshëm që na kanë mbetur pak ndeshje, çka bën që edhe hapësira për të korrigjuar gabimet të pakësohet. Aktualisht kemi fatin në duart tona dhe sa më shumë pikë të bëjmë aq më shumë mundësi kemi për të mbërritur mes katër të parave.
E keni para ndeshjen e fazës së parë?
Cilësia e Romës i njohim, por ndeshjen e kaluar nuk e mendojmë. Jam i shqetësuar disi për shkak se Roma nuk ka pësuar gol në “Olimpico” në 7 sfida gjatë 2023-shit, por momenti është vendimtar dhe duhet të jemi protagonistë. Energjitë janë të vyera dhe nuk duhen shpenzuar me mendime të tjera, sidomos në këtë pikë të sezonit.
Çfarë ndjesie keni për pjesën e mbetur të kalendarit?
Të mira, sepse shoh se si punojnë djemtë. Edhe në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur keq, ndaj edhe shkojmë në Romë me besim. Kemi një përballje direkte me Romën, por lufta për katër vendet e para do të mbyllet vetëm në fund të kampionatit.
A nuk mendoni se verdhekuqtë protestojnë shumë?
Janë një skuadër e fortë dhe Murinjo po punon shumë mirë. Çdo skuadër është e lirë të veprojë si të dojë në fushë e më pas vendos arbitri. Ne jemi Milani dhe mendojmë vetëm për të fituar.
Si do ta rreshtoni skuadrën në mesfushë dhe si do ta stimuloni?
Ndeshja është tepër e rëndësishme dhe të gjithë e dimë se çfarë duhet bërë. Në mesfushë, e kudo tjetër, do të vendos në varësi të provës së mëngjesit të nesër (sot).
Pra mendoni edhe për vendin e dytë?
Nuk ka asnjë vlerë të shohim renditjen. Ndeshja duhet marrë më radhë dhe besoj se të gjithë i kemi idetë e qarta. Duke filluar që nga mënyra e markimit në goditjet standarde. Disa lojtarë ruajnë zonën, ndërsa të tjerë duhet të kujdesen.