
Ka shpërthyer skandali në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ora shkruan se kjo Asamble është zhvilluar për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamëz dhe për më tepër, është mbledhur vetëm me një mesazh në Whatsapp.
Ky vendim arbitrar vjen, pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentit Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjëses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.
Kur mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme sipas statutit duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe iu vihet në dije edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë.
Gjithashtu duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Asambleja e jashtëzakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Elez Gjoza ka shkelur statutin që kur u rigjodh në dhjetor të 2020. Që ne fillim të marrjes së mandatit, shkarkoi dy anëtar me vendim të Komitetit Drejtues.
Kjo është shkelje e statutit të FSHP-së, sepse çdo shkarkim ose emërim duhet të bëhet me votë nga përfaqësues të asamblesë.
Rezultatit i votimit pasi miratohet në gjykatë, i dergohet me shkresë edhe ministrisë së arsimit dhe sportit, gjë qe nuk ka ndodhur.
Të njëjtën shkelje Elez Gjoza e bëri edhe në prill duke shkarkuar drejtorin e klubit Teuta, Keshnik Leka dhe nuk e lejoi të futej në Asamble./OraNews