Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Interi e humbi mundësinë për të rimarrë vendin e parë, pasi në San Siro u mposht 0-2 nga Sassuolo.
Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Raspadorin dhe Scamaça-n, ndërsa Interi ishte i pafuqishëm që të reagonte deri në fund të takimit.
Humbja thuajse fut në krizë zyrtarisht zikaltërit, që në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A kanë marrë vetëm një fitore, të tjerat janë dy humbje dhe dy barazime.
Këtij bilanci i shtohet edhe humbja në Champions në ndeshjen e parë ndaj Liverpool po me rezultatin 0-2 dhe po në San Siro.
Pas kësaj humbjeje, Interi mbetet në vendin e dytë të Serisë A me 54 pikë, dy më pak se Milani që barazoi 2-2 me Salernitanën. Zikaltërit kanë edhe një ndeshje mangët, atë ndaj Bolonjas.