Mbyllen pa bujë lojërat olimpike dimërore në Pekin, dominon Norvegjia

20 February 2022, 16:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbyllen pa bujë lojërat olimpike dimërore në Pekin, dominon

Lojërat Olimpike dimërore në Pekin u mbyllën pa shumë bujë në Perëndim, për shkak të tensioneve mes SHBA dhe Pekinit dhe bojkotit që i bëri Uashingtoni dhe vendet e tjera perëndimore pjesëmarrjes së zyrtarëve.

Vendin e parë për nga numri i medaljeve e zuri Norvegjia me 16 të tilla, ndjekur nga Gjermania me 12. Në këto gara kanë marrë pjesë edhe sportisët nga Kosova dhe Shqipëria, por pa mundur që të lënë gjurmë mbresëlënëse.

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Komitetit Olimpik Thomas Bach i quajtën të suksesshme këto lojëra dhe u shprehën se ata janë ndjekur nga 350 mln njerëz në mbarë botën. Ata folën për sukses të madh sportiv në këto lojëra. Por në këto lojëra ka pasur edhe 437 raste pozitive me virusin Corona, që u ka ndaluar shumë sportistë që të realizojnë ëndërrën e tyre dhe të garojnë, në lojërat olimpike, pavarësisht faktit se për këtë janë përgatitur me vite të tëra.

Sportistët më të sukseshshëm individualisht të këtyre lojërave olimpike me nga pesë medalje ishin norvegjezët biatletë, Johannes Thingnes Bö dhe Marte Olsbu Röiseland, si dhe Quentin Fillon Maillet nga Franca dhe skiatori rus, Alexander Bolshunov. Finlanda u shpall fituese në Hokej në akull, pas fitores në finale ndaj Rusisë.

 


Video