Ndeshje për t’u harruar për Uzunin, Granada mundet, mesfushori i shpëton kartonit të kuq

19 February 2022, 16:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndeshje për t’u harruar për Uzunin, Granada mundet, mesfushori i

Ndeshje për t’u harruar për Myrto Uzunin dhe Granadën. Ekipi spanjoll humbi 1-4 përballë Villareal, takim të cilin sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli.

Dëmtimi i Gonalons ndikoi që Uzuni të futej në fushë në minutën e 13-të. 26-vjeçari shkaktoi penallti në minutën e 29-të, me arbitrin kryesor që e ndëshkoi me karton të kuq për faullin e kryer.

Gjithsesi, arbitri ndryshoi mendim pas ndërhyrjes së VAR-it dhe kartoni i kuq për Uzunin u kthye në të verdhë. Arnaut Danjuma shënoi dy herë brenda katër minutave për miqtë, teksa Uzuni humbi një mundësi shumë të mirë për të rihapur takimin në minutën e 50-të.

Granada fitoi një penallti pas një ore lojë, të cilën Luis Milla e ktheu në gol. Gjithsesi, Manzano vërshëlleu për penalltinë e tretë dhe të dytën për Villareal, që realizoi dy gola të tjera në minutat e fundit duke vulosur suksesin me “poker”.


Video