Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestën: Të rinjtë kërkojnë fundin e korrupsionit

21 October 2026, 21:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestën:

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të merren seriozisht.

Përmes një reagimi, Kovatchev tha se të rinjtë shqiptarë nuk kërkojnë vetëm premtime, por llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të mbështetur te demokracia dhe shteti i së drejtës.

“Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh Kovatchev.

Raportuesi i PPE-së kërkoi gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar në mënyrë paqësore pushtetin, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të kërkesave të tyre.

“Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet”, theksoi Kovatchev.


Video