Eurodeputeti gjerman: Jam dëshmitar i lidhjeve shtet-PS-krim i organizuar në zgjedhjet në Shqipëri

21 October 2026, 18:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurodeputeti gjerman: Jam dëshmitar i lidhjeve shtet-PS-krim i organizuar

Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për punët e jashtme, Michael Gahler, ka kritikuar ashpër qeverinë lidhur me protestat e fundit.

Ai shkruan se si pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropiane për zgjedhjet, ka dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet e krimit të organizuar.

“Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler në X.


Video