Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se në protesta janë përfshirë elementë të lëvizjes “ANTIFA”.
Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD-së Berisha tha se protesta drejtohet nga studentë dhe gjimnazistë, të cilët janë rritur pa njërin prind në shtëpi dhe që kundërshtojnë korrupsionin, drogën dhe keqqeverisjen.
“Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për të paraqitur këtë lëvizje çlirimtare studentore si një ANTIFA. Asnjë element të ANTIFA-s. Zero .Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij. A i dëgjoni studentët? Fëmijë emigrantësh, të rritur pa njërin prind. Të bërë burra, të bërë vajza të mëdha, të rritura, pa njërin prind në shtëpi sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij. Ua ka përzënë ky me politikën e tij dhe tani kalon si monstër nga një fjalë në një fjalë tjetër duke menduar se do mashtrojë komunitetin ndërkombëtar se këta janë ANTIFA. Këta nuk janë ANTIFA. Dhe pikërisht dështoi në mënyrën më të turpshme kur ky u përpoq t’u japë pamjen ANTIFA dhe organizoi sulmin ndaj selisë së PD. Dhe organizoi sulmet ndaj selive të PD në të gjitha rrethet. Se kjo i duhej atij të thoshte se ja këta nuk e kanë me mua, nuk e kanë me korrupsionin tim, nuk e kanë me drogën, nuk e kanë me narkoshtetin, këta janë anarkistë shkatërrimtarë”, u shpreh Berisha.
Ai i krahasoi me protestat me ato të vitit 1990 dhe tha se studentët për përballen me dikaturë të egër, ndërs asolli në vëmndje edhe kushtet ekonomike të studenëtve dhe pensionsitëve.
“Letra e ANTIFA-s iu dogj Edi Ramës. Këta janë studente dhe studentë, gjimnaziste e gjimnazistë në kuptimin absolut liberatorë aq sa ishin studentët e vitit 1990. Po, po, po. Këta po përballen me një diktaturë të egër dhe shqiptarët i paralajmëroj, u them, në qoftë se koha do provojë, por genet e shpirtit të tij janë më të zeza se sa të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës. Këtu do jemi. Ky është një monstër, ky tiparet e barbarisë dominojnë mbi çdo tipar tjetër. Po të mos ishte barbar në shpirt, si mund të lejonte 400 e sa mijë pensionistë me pension të pjesshëm që nuk blejnë dot absolutisht asnjë ilaç. A i dëgjuat studentët, 100 euro bursë, çfarë do bëj unë me 100 euro? Cili pensionist mund të paguajë ujin dhe dritat? Po ky është i pashpirt, për të varfëria e tjetrit nuk ekziston ose është paaftësi e tij”.