
Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë.
Ajo këshillon Edi Ramën, se është më mirë që të larrgohet si kryeministër i dështuar, sesa si diktator.
“E bëj këtë shkrim, pasi pash kryeministrin që po pretendon të ndalojë dhunën nëpërmjet gjuhës së dhunës dhe nëpërmjet gjuhës së kërcënimit, kjo është e pa tolerueshme. Nëse e bën Meloni është po keq, nëse e bën Franca edhe më keq.
Demokracia ka kosto dhe përgjegjsi, nuk është zgjidhje kërcënimi. Nuk e fsheh, krijova shpresë se do tregoje lidership, drejtues pse jo edhe për vendet e tjera në krizë, por iku edhe kjo shpresë.
Nuk shoh dhunë nga rinia shqiptare, shoh revoltë dhe protestë legjitime në një vend të ashtu quajtur demokratik. Shoh dhunë nga forcat e policisë.
Nuk shoh një shtet të organizuar demokratik, por gati një shëmbëlltyrë të një regjimi diktatorial, një polici të pa aftë të mbrojë qytetarët e vetë, shoh një polici që nuk njeh të drejtat themelore të njeriut, shoh një polici që vrapon nëpër rrugica të Tiranës për të rrahur djem të rinj, shoh një polici që përdor gjuhë të pisët, që ushtron dhunë mbi gra, e që krijon panik dhe terror tek çdo kalimtar apo biznez.
Shoh një kryeministër që tenton të josh me karizmin e tij të vjetëruar, një kryeministër kryeneç të cilit i këshilloj të veprojë me përgjegjësi, të mos harxhojë para në teknologji për të kapur kalamaj me kapuç, por të investojë në rritjen e ekonomisë sepse ku ka varfëri, ka krim, ose të largohet si një kryeministër i dështuar më mirë se si një diktator.
Lëri popullit që të votoi dhe të rivotoi të paktën një grimcë të magjepsjes që i dhurove nëpërmjet atleteve dhe kollareve me ngjyra. Nëse turma është më e vogël se numri i atyre që të votuan, kjo nuk të bën më të fortë por më të përgjegjshëm, nëse shpërfill një turmë të vogël, qoftë edhe një njeri të vetëm, ke shpërfillur gjithkënd”, shkruan ajo.