“Është babai im, ku e kam babën...” – Videoja drithëruese e djalit të 46-vjeçarit që u ekzekutua te “Komuna e Parisit”

20 October 2026, 22:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Është babai im, ku e kam babën...” – Videoja
Pamje nga vendgjarja

Një 46-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tij pranë “Komunës së Parisit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi” ku 46-vjeçari Ismet Habili është gjetur pa shenja jete brenda në automjetin e tij tip “Volvo”. Xhami i parë i automjetit është i thyer si pasojë e goditjes me breshëri plumbash.

Në drejtim të Ismet Habilit është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Kjo pistë është përforcuar dhe nga pozicioni që është gjetur automjeti i viktimës, jashtë korsisë i hipur në trotuar.

Një moment i trishtë ishte kur djali i viktimës shkon në vendngjarje dhe në lot ulëret “është babai im, ku e kam babën...”.

 

Ngjarja ka ndodhur në një zonë që është e rrethuar me kamera sigurie për shkak të pranisë së bizneseve private. Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqëson viktima, nëse ka ose jo të shkuar kriminale, ndërsa po shqyrtohet dhe itinerari i lëvizjes së tij.


Video