Qytetarët në protestë kurse SPAK aministon Belinda Ballukun, i m...
20 October, 14:28Fokus

Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, pas lëvizjeve në disa zona të kryeqytetit të ndjekur nga forcat e policisë.
Më herët, turma u zhvendos nga Unaza e Vogël drejt sheshit “Avni Rustemi”, ku protestuesit u ndoqën nga uniformat blu.
Aktualisht, protestuesit po hedhin kapsolla, ndërsa policia po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës.
Protestuesit po shkulin edhe pllakat në qendër të sheshit për të sulmuar mjetet e Policisë së Shtetit dhe ministritë.
Efektivët kanë krijuar një barrierë, me qëllimin për të mos lejuar protestuesit që të marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.